Fondazione Internazionale Papa Clemente XI Albani

Home » Storia » Shqip

Shqip

Historiku i Fondacionit

Fondacioni Nderkombetar “Papa Klementi XI-Albani” eshte Organizate jo fitimprurese (OJF) dhe eshte regjistruar si Person Juridik me Vendim Nr.57 date 24.09.2002 nga Gjykata e Rrethit Tirane.

Ka si mision informimin dhe transferimin e njohurive me karakter historik, fetar, letrar, kulturor etj. tek komunitetet qytetare, nepermjet publikimeve dhe prodhimit te materialeve me karakter historik, fetar, letrar, artistik etj.

Qellimi i Fondacionit eshte promovimi i figures dhe te veprave te Papa Klementi XI – Albani (1700-1721), Papa i 243-te i Selise se Shenjte.

Ka si mision identifikimin e vlerave krijuese dhe studimet per Papa Klementin XI – Albani ne fusha te ndryshme te historise, fese, artit, letersise, kultures, etj.

Fondacioni duke u angazhuar ne aktivitete te ndryshme ka mbeshtur kulturen dhe promovimin e Papa Klementit XI ne Shqiperi ne Itali dhe ne shtete te tjera.

Fondacioni synon te nxis mbledhjen e fondeve private dhe publike ne ndihme te njerezve ne nevoje.

Synon te kerkoje kontribute nepermejt projekteve, iniciativave dhe aktiviteteve te ndryshme te enteve publike dhe subjekteve private lokale, kombetare e nderkombetare per ti perdorur ne sherbim te realizimit te misionit te Fondacionit.

Fondacioni “Papa Klementi XI-Albani”  eshte themeluar nga Kavalieri i Klasit te Pare, i Kryqit te Madh te Urdherit Piano  Dr. Zef Bushati  dhe nje grup nismetaresh.

Dr. Zef Bushati eshte Presidenti dhe perfaqesuesi zyrtar i Fondacionit.

Fondacioni ka Bordin Keshillues dhe Organet drejtuese simbas statutit.

Ka Senatin Akademik dhe Komitetin Shkencor.

Per kontributin social, per paqen dhe vlerat njerezore, si dhe per realizimin e miqesise midis popujve, Fondacioni vlereson me titujt :

Antar i “ Urdherit te Kryqit te Arte ” i Fondacionit.

Antar Nderi i Fondacionit.

Aktivitete te Fondacionit nder vite

Fondacioni ka organizuar ne vitin 2004 simpoziume ne Tirane me titullin “Papa Klementi dhe Shqiptarizma”, ku jane trajtuar temat nga studiues e historine: “Papa Klementi XI-Albani frymezues i Kuvendit te Arberit”, “Disa paraardhes shqiptare te Papa Klementit” “Rendesia Kulturore e Gjuhesore e Kuvendit te Arbrit dhe Papa Klementi”, “Ndryshimet ne panoramen fetare te Shqiperise dhe Papa Klementi”, “Papa Klementi dhe Kuvendi i Arbnit”,etj.

Fondacioni ka organizuar ne Rome ne bashkpunim me Ambasaden e Shqiperise ne Vatikan, ne Kishen e Komunitetit Katolik Shqiptar “Shen Giovanni della Malva” ne Trastevere, “Celebrim Eucaristic me rastin e 284 vjetorit te vdekjes se Papa Klementit”.

Fondacioni ka dhene kontributin ne organizimin e Ceremonise se inagurimit te emrit te rruges dhe Qendres Ate Anton Luli dhe e ka nderuar Ate Anton Lulin (pas vdekjes) me titullin Antar i “Urdherit te Kryqit te Arte”.

Fondacioni ka organizuar në Romë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe me Ambasadën e Shqipërisë në Selinë e Shenjte Vatikan, Konferencen me temen: “Objektivi i Ballkanit: Kufinj të rinj për Ndërkombëtarizimin”. Ne Konference moren pjese personalitete te larta te Vatikanit dhe te Italise. Ne perfundim u nderua me titullin Antar i “ Urdherit te Kryqit te Arte ”,Sekretari i Shtetit te Vatikanit si dhe personalitete te tjere. Gjithashtu u nderuan edhe personalitete me titullin “Antar Nderi”i Fondacionit.

Fondacioni ka organizuar ne Tirane cdo vit me daten 25 Dhjetor “Mbremje Gala” me rastin e Festes se Krishlindjes.

Fondacioni cdo vit me rastin e dates se lindjes dhe te vdekjes se Papa Klementi XI Albani ka nxitur historiane dhe publiciste per publikimin e shkrimeve kushtuar figures se tij dhe Kuvendit te Arberit i cili eshte organizuar nga Papa Klementi ne vitin 1703 ne Melci te Lezhes – Shqiperi.

Fondacioni eshte binjakezuar me Akademine Bonifaciana, Norman Academy, Akademia Nderkombetare Mauriziana ne Itali, Urdherin  e Kavaliereve te Shen Mikelit Harketar ne SHBA, Urdherin e Kavaliereve te Shen Palit dhe Shen Pietrit ne Australi, “Universitetin Katolik Santa Maria ne Kinshasa-Kongo ”, “Associazione Incontri per la Democrazia”-Itali  “Associazione Cavalieri di San Silvestro”-Itali etj, dhe punon per zgjerimin e kontakteve edhe me Fondacione dhe Akademi te tjera ne shtete te ndryshme te Europes dhe Botes.

Ne aktivitete te perbashketa te Fondacionit ne Rome me Akademine Bonifaciana dhe Norman Akademy jane nderuar me tituj personalitete te larta te Kishes Katolike dhe intelektuale,profesore,gjenerale,doktore,etj.

Fondacioni ka 51 Antare te “Urdherit te Kryqit te Arte” midis te cileve Sua Em.za Rev. ma Sig. Cardinale Pietro Parolin Segretario di Stato Città del Vaticano, Sua Em.za Rev.ma Sig. Cardinale Agostino Vallini, Vicario Generale di Sua Santità Papa Francesco, S.E.Rev.ma Sig.Cardinale Paul Poupard, S.E.Rev.ma Sig Cardinale Jose Saraiva Martins, S.E. Rev.ma Sig. Cardinale Dario Castrillon Hoyos S.E. Mons. Sig.Antonio Ciliberti  Arcivescovo Emerito, S.E. Mons. Sig.Franco Croci, Avv. Jeffrey Lena Stato Città del Vaticano, On.Dott.essa Rosy Bindi, On.Dott.essa Francesca Gerardi Gen.Prof. Stefano Murace, Prof. Dott.Comm. Giulio Tarro PhD MD,Gen.C.A.Dr.Rocco Panunzi, Duca Riccardo Giordani di Willemburg,etj,etj.  Fondacioni ka 31 “Antar Nderi ”

Fondacioni ka Perfaqesuesit e tij ne SHBA, Itali, Gjermani, Portugali Brazil, Angli, Bolivi, etj.

Konferenca e dates 20 Maj 2017 ne nje nga sallat e Hotel Imperial ne Tirane u zhvillua me temen: “ Papa Klementi XI ndermjet Shqiperise dhe Vatikanit ” U trajtuan tema nga historiane e studiues shqiptare dhe italiane si: “Papa Klementi XI-Albani dhe Iliricum Sacrum”, “Një protagonist i familjes shqiptare për 4 shekuj në historinë italiane dhe evropiane.” “Papa Klementi XI, Misteret dhe sekretet Pallatin Albani Urbino” etj. Ne konference moren pjese edhe te ftuar nga Austria, Italia, Bullgaria, Rumania,etj.

Pervec aktiviteteve drejtuesit e Fondacionit po punojne per te mbledhur fonde per hapjen e nje Kishe Katolike kushtuar Papa Klementit XI, per hapjen e nje Akademie ku te studiohet historia e Papa Klementit XI dhe e Kishes Katolike Shqiptare, Hapja e nje shkolle per femije me emrin e Papa Klementit XI,etj.

Per realizimin e ketyre projekteve Fondacioni po mendon te gjeje mbeshtetje dhe sponsorizime per te kualifikimin e te rinjve ne nivel master ne Universitete Europiane dhe Amerikane.

Fondacioni vazhdon aktivitetin si nje Organizate jo fitimprurese. Seline Qendrore e ka ne Shqiperi ne Tirane ne Rrugen Osman Myderrizi,P 1 Ap.18. Fondacioni eshte mirepritur per aktivitetet e tij duke e rritur vazhdimisht autoritetin si nje Fondacion Nderkombetar serioz dhe i nivelit te larte.