Fondazione Internazionale Papa Clemente XI Albani

Home » Shqip – in Albanese

Shqip – in Albanese

Marredheniet diplomatike 14 vjecare Shqiperi – VatikanBandiera_animata_flag_Sacro_Romano_Impero_varFeatured image
nga Zef Bushati

Marredheniet diplomatike 14 vjecare Shqiperi – Vatikan frut i bashkëpunimit te gjate dhe i kontributit reciprok ne historine e dy shteteve. Ne shekujt e veshtire ndihma dhe mbeshtetja e Selise se Shenjte nuk ka munguar per Shqiperine dhe shqiptaret. Keshtu p.sh., Papa Kalisti III i dha Skenderbeut titullin “Athleta Christi” (Atlet i Krishtit), e beri kryegjeneral dhe e ndihmoi me para e me ndihma te tjera,
Ne gusht te vitit 1464 Papa Piu II kerkoi te vinte ne Shqiperi, me qellim qe te kurorezonte Skenderbeun mbret te Epirit dhe te shuguronte kardinal Pal Engjellin, por mjerisht nje semundje e papritur nuk e la ta realizonte kete deshire; Pali II ne vitin 1466 e priti Skënderbeun me nderime te veçanta dhe i dha 5000 dukata; Skënderbeu udhëhiqte popullin shqiptar ne lufte kundër ushtrive Otomane. Papa Klementi VIII, ne vitin 1595 dha ndihme ne te holla për çlirimin e Shqipërisë. Një vit me vone, me ane te nipit te vet, kardinalit Cinco Aldobrandini, ndihmoi lëvizjen shqiptare dhe ne vitin 1597 anijet e Papes u perpoqen te clirojne Vloren; Urbani VIII ne vitin 1624 nxiti patriotet e Ohrit per t’u bashkuar kundër osmaneve Papa Klementi XI-Albani (1700-1721), Papa me gjak dhe origjine shqiptare, inicio Kuvendin e Arberit me 1703, si dhe ndermjetesoi prane Republikes se Venedikut per te ndihmuar krahinen e Kelmendit ne luften kunder pushtuesve.Pas vitit 1912, kur Shqiperia fitoi pavaresine, kisha katolike (zv.kryeminister Dom Nikoll Kacorri) e zhvilloi aktivitetin e saj relativisht me ne liri, duke kontribuar ne ringjalljen shpirterore e morale te vendit, ne vecanti ne fushen e arsimit. Ne vitin 1919, perfaqesuesit e Shqiperise ne Konferencen e Parisit derguan imzot Bumcin tek Benedikti XV, ne menyre qe ai me fuqine e tij morale te nderhynte per te shpetuar Korcen e Gjirokastren, te cilat do t’i aneksoheshin Greqise. Pas Luftes se Dyte Boterore, me ardhjen e komunisteve ne fuqi, u veshtiresua shume veprimtaria e kishes katolike ne Shqiperi. Shkollat e seminaret katolike u mbyllen, disa ipeshkev e prifterinj u vrane dhe shume klerike u arrestuan. Ne vitin 1967 Shqiperia u shpall shteti i pare ateist ne bote. Kjo solli si pasoje mbylljen e 2,169 kishave dhe xhamiave. Nga 7 ipeshkev dhe rreth 200 prifterinj e 200 murgesha, qe kishte ne vitin 1945, mbijetuan vetem nje ipeshkev dhe rreth 30 prifterinj e po aq murgesha, te gjithe tashme te moshuar dhe me shume vite burgu mbi supe. Cdo perpjekje e Selise se Shenjte per t’u afruar me Shqiperine binte ne vesh te shurdher, bile edhe mesazhet e urimit te Papes per vitin e ri ktheheshin mbrapsht. Me Papen Gjon Pali II u intensifikuan perpjekjet e Selise se Shenjte ndaj vendeve komuniste te lindjes e ne kete kuader dhe ndaj Shqiperise ne predikimet e tij, psh., me 5 tetor 1980 ne Otranto, ne nentor 1982 ne Sicili perpara komunitetit arberesh. Ne nentor 1983, Papa shpalli muajin e lutjeve per lirine fetare ne Shqiperi. Ne 26 shkurt 1984 nga Bari, Ati i Shenjte Papa Gjon Pali II u lut per shqiptaret ne Shqiperi para nje turme prej 50,000 besimtaresh nga i gjithe rajoni i Puljes, ku u shpreh se “shqiptaret zene nje vend shume te vecante ne zemren e tij”. Me transformimet e medha qe ndodhen ne Shqiperi ne fillim te viteve ’90, te cilat sollen ndryshime ne lidhje me respektimin e te drejtave te njeriut duke lejuar lirine e besimit dhe distancimin nga politika e periudhes moniste, bene qe te fillonin kontaktet e para edhe me Shtetin e Vatikanit. Ne pergatitje te terrenit per te hyre ne kontakte te drejtperdrejta dhe per te hedhur hapat e pare per vendosjen e marredhenieve midis Shqiperise dhe Shtetit te Qytetit te Vatikanit ndikuan ndjeshem edhe vizitat e Nene Terezes ne Shqiperi. Me 7 shtator 1991 u vendosen marredheniet diplomatike ne nivel ambasadoresh. Ne vitin 1992, Ambasadori pare shqiptar prane Selise se Shenjte, Willi Kamsi, u prit nga Shenjteria e Tij Papa Gjon Pali II dhe i dorezoi Atit te Shenjte letrat kredenciale. Me pas, ne vitin 1996 z.Pjeter Pepa, e pas tij ne vitin 1997 z.Jul Bushati dhe ne vitin 2002 (10 Maj) Zef Bushati.Ndersa Selia e Shenjte ka akredituar prane qeverise shqiptare ne vitin 1992 Nuncin e pare Apostolik Imzot Ivan Dias (sot Kardinal i Bombei-it) dhe aktualisht eshte Nunc Imzot Giovanni Bulaitis. Pas vendosjes se marredhenieve diplomatike ne mes te Shqiperise dhe Selise se Shenjte u krijuan mundesite per rritjen e bashkepunimit dypalesh. Nje pike kulmore eshte vizita e Papes ne Shqiperi me 25 prill 1994. Atit te Shenjte iu rezervua nje pritje e shkelqyer nga populli shqiptar Se bashku mysliman, ortodoks e katolik pa dallim priten njeriun e madh qe rrezoi komunizmin ne europen lindore. Vizita e Shenjterise se tij qe nje mbeshtetje morale dhe politike per Shqiperine.Ne daten 26 nentor 1994, u mbajt nga ana e Papes Gjon Pali II Koncistori per caktimin e 30-te kardinaleve te rinj, nder te cilet ishte dhe kardinali i pare ne historine e katolicizmit shqiptar Mikel Koliqi, 92 vjec, i cili ka qene i burgosur per 38 vjet. Gjithashtu Seline e Shenjte ne Vatikan e kane Vizituar Presidentet dhe Kryeministrat e Shtetit Shqiptar mbas vendosjes se marredhenieve diplomatike ne vitin 1991, te cilet jane pritur ne audience nga Papa Gjon Pali II dhe tani nga Papa Benedikti XVI. Selia e Shenjte mban marredhenie diplomatike me 170 shtete dhe merr pjese ne 43 organizata te ndryshme nderkombetare me statusin e antarit ose te vezhguesit te perhershem. Qe nga viti 1964, Selia e Shenjte ka statusin e vezhguesit te perhershem ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara dhe merr pjese ne Komisionin Ekonomik per Evropen me statusin e keshilltarit. Gjithashtu, Selia e Shenjte i ka dhene nje mbeshtetje efektive financiare Fondit te Kombeve te Bashkuara per Femijet, si dhe ka marre pjese aktive ne Komisariatin e Larte per Refugjate te Kombeve te Bashkuara. Ne praktiken e OKB-se, Selia e Shenjte njihej si Qyteti i Vatikanit. Pas shkembimit te letrave mes Sekretarit te Shtetit te Selise se Shenjte dhe Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, ne vitin 1957, u percaktua qe marredheniet e OKB-se te mbaheshin me Seline e Shenjte. Selia e Shenjte u pajtua me statusin e vezhguesit te perhershem per disa arsye. Ne radhe te pare, kjo i siguron asaj liri shpirterore, sepse ajo shpesh do te ishte e detyruar te abstenonte per shkak te natyres se saj. Ne radhe te dyte, statusi i vezhguesit eshte me pak i kushtueshem se sa statusi i anetarit dhe i ka te gjitha mundesite per te vene ne qarkullim deklarata, per te marre te gjitha dokumentet e organizates dhe per te qene e pranishme ne procesin e marrjes se vendimeve.Qe ne fillimet e Keshillit te Evropes, Selia e Shenjte i ka dhene mbeshtetjen e saj morale kesaj levizje evropiane. Papa Gjon Pali II dergoi nje perfaqesues te tij personal gjate konferences pergatitore qe u mbajt ne maj te 1948 ne Hage, e cila coi ne krijimin e Keshillit te Evropes. Selia e Shenjte ka treguar vazhdimisht se eshte ne favor te Keshillit te Evropes, sidomos ne lidhje me perpjekjet e Keshillit te Evropes ne mbrojtje te te drejtave te njeriut. Nuk dihet publikisht, nese Selia e Shenjte ka kerkuar ndonjehere te behet anetare e Keshillit te Evropes, megjithate ajo eshte vezhguese e perhershme e tij qe nga nentori i vitit 1970. Edhe ne BE nuk dihet nese ka ndonje kerkese nga ana e Selise se Shenjte per t’u antaresuar por ajo merr pjese rregullisht nepermjet perfaqesuesit ne nivel ambasadori, Nuncit te saj Apostolik. Selia e Shenjte eshte anetare ne OSBE (Viene) ne CE-CDCC (Strasburg), ne UNHCR (Gjeneve), ne UNCTAD(Gjeneve),etj. dhe me statusin e vezhguesit te perhershem ne UNESCO, IOM, CE, ONU, UE, IFAD, etj, etj. Roli i Selise se Shenjte ne diplomacine nderkombetare eshte mjaft i madh, aktiv dhe i rendesishem. Ne procesin e negocimit te marreveshtjes se Stabilizim-Asocimit te Shqiperise me BE-ne nje kontribut dhe ndihme te cmuar mund te jape edhe Selia e Shenjte nepermjet perfaqesuesit te saj ne BE. Ne kete kuader eshte i rendesishem intensifikimi i marredhenieve diplomatike me Seline e Shenjte ne te gjitha nivelet. Me 23.5.2002 parlamenti miratoi ligjin nr.8902 Per ratifikimin e “Marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Selise se Shenjte per rregullimin e marrdhenieve te ndersjellta.” Ky eshte dokumenti zyrtar me i rendesishem, qe rregullon marrdheniet midis dy shteteve. Pervec diplomacise me tej, marredheniet me Vatikanin jane karakterizuar nga marredhenie bashkepunimi ne fushen e kultures, arsimit, shendetesise dhe ne sigurimin e ndihmave materiale, sanitare dhe ushqimore. Persa i perket bashkepunimit ne fushen e Arsimit, vleresohet inisiativa e Selise se Shenjte, per hapjen e Universitetit Katolik ne Shqiperi, si shprehje e kontributit te saj per edukimin e brezit te ri shqiptar. Ne kete aspekt edhe qeverite shqiptare ne te gjitha takimet dypaleshe kane shprehur angazhimin e tyre per mundesimin e hapjes sa me pare te ketij Universiteti. Gjithashtu, ne qytetin e Elbasanit eshte ngritur nje Fakultet katolik i Mjekesise, diplomat e te cilit njihen nga B.E, si dhe eshte ne proces ndertimi i spitalit “Zoja e Keshillit te Mire” ne Tirane. Jane ne proces edhe nje sere investimesh ne fushen e arsimit dhe te shendetesise. Inisiativa e Papes Gjon Pali II per Shenjterimin e Nene Terezes gjeti perkrahjen e mbare opinionit boteror dhe ky hap perben vleresim edhe per kombin shqiptar. Ne te gjitha takimet dypaleshe eshte evidentuar fakti se Shqiperia eshte nje shembull i qarte dhe garanci e bashkejeteses dhe mirekuptimit midis besimeve fetare.

Papa Clement XI (1700-1721) është papa më i vonë me origjinë shqiptare. Sipas ‘Osservatore Romano’ familja e Clement XI është pagëzuar me mbiemrin “Albani” pasi rridhte nga një familje e zhvendosur në Urbino të Italisë, por që kishte luftuar në krah të Skënderbeut gjatë çerekshekullit të rezistencës ndaj okupimit turk.

Papa Clement XI pasi mësoi për origjinën e tij shqiptare, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të tij. Gjatë kësaj periudhe vetë “Këshilli i parë Kombëtar Shqiptar” (1703) u mblodh pikërisht nga udhëzimet klerikale në lidhje me çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe baritore. Gjithashtu, gjithmonë sipas “Osservatore Romano”, Papa Clement XI ka dhënë një kontribut të madh në unifikimin e kishës, duke e arritur një rezultat pozitiv përkohësisht.